Analistët: Ndarja e Kosovës ndikon në Luginën e Preshevës
Albeu.com
Deklaratat e presidentit serb, Boris Tadiç, për ndarjen e Kosovës, sipas analistëve në Prishtinë, nuk paraqesin ndonjë opsion të ri, por paraqesin politikën e vërtetë të Beogradit ndaj Kosovës.Duke iu referuar deklaratave të presidentit serb, Boris Tadiç, se ndarja e Kosovës ka qenë dhe mbetet një nga opsionet për të ardhmen e Kosovës, analistët në Prishtinë vlerësojnë se në fakt, Beogradi që nga fillimi i procesit negociator e deri në mbyllje, është angazhuar për ndarje. Sipas analistëve, ndarja e Kosovës nuk mund të kalojë pa implikime edhe në Luginën e Preshevës. Deklaratat e presidentit serb, Boris Tadiç, për ndarjen e Kosovës, sipas analistëve në Prishtinë, nuk paraqesin ndonjë opsion të ri, por paraqesin politikën e vërtetë të Beogradit ndaj Kosovës. Qëllimet serbe për ndarjen e Kosovës, sipas analistëve, janë vërejtur edhe gjatë procesit negociator për statusin, megjithëse këto ide nuk kishin gjetur përkrahjen ndërkombëtare.
Shtuar më 01/10/2008, ora 21:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori