“Gjyqi” i Metës, LSI: Rilindasit e Kuvendit falsifikojnë dokumentet si hajdutë rrugësh

Ditën e sotme në kohën që zhvillohëj gjyqi për shkarkimin e presidentit Meta, ka reaguar edhe LSI përmes deputetit Petrit Vasili.

Vasili shkruan se rilindasit e Kuvendit falsifikojnë dokumentet si hajdute rrugësh.

Sipas Vasilit edhe para Gjykatës Kushtetuese kundra Kreut të Shtetit rilindasit falsifikojnë provat ashtu siç kanë vjedhur miliarda me koncesione, PPP dhe tendera sekrete!

Komentet Vasili i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Çfare horrash!

Hetim, hetim, hetim deri ne fund rilindasve te Kuvendit, qe falsifikojnë dokumentet si hajdute rrugësh.

Kuvendi i Shqipërisë s’mund te beje asnjë hap me tej pa hetuar ketë krim shtetëror.

Edhe para Gjykates Kushtetuese kundra Kreut te Shtetit këta falsifikojnë provat ashtu sic kane vjedhur miliarda me koncesione, PPP dhe tendera sekrete!

Mendoni c’bejne keta me pronat, me hipotekat dhe me parate e shtetit.

Shteti ka rene me keta mashtrues, bandite dhe falsifikatore./albeu.com/