Është koha që Kosova të bëhet e pavarur, thotë Bërns
Pëlqej
Albeu.com
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë se Këshilli i Sigurimit do të votojë këtë muaj për rezolutën që do t’i mundësojë Kosovës pavarësi”, ka thënë nënsekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Bërns. “Mendojmë se plani i Ahtisarit tani ka mbështetje të shumicës në Këshillin e Sigurimit”...“Mendojmë se plani i Ahtisarit tani ka mbështetje të shumicës në Këshillin e Sigurimit”, u ka thënë ai gazetarëve në Berlin, para takimeve me homologët e tij të vendeve të G 8-tës.
"Ne mendojmë se është koha që Kosova të bëhet e pavarur, dhe duam ta shtyjmë fuqishëm përpara procesin në javët që vijnë, kështu që Kombet e Bashkuara do ta mbështesin procesin, i cili do të çojë në pavarësinë e Kosovës. Ne shpresojmë shumë se rusët do të jenë me ne. Jemi të gatshëm të punojmë me rusët dhe t'i dëgjojmë idetë e Rusisë", tha Bërns, për të shtuar se procesi i pavarësimit të Kosovës është "i pashmangshëm" megjithë kundërshtimet e Serbisë.
"Për ne është e qartë se vonesa në rrugën drejt pavarësimit të Kosovës me gjasë mund të prodhojë jostabilitet dhe dhunë", tha Bërns.
Bërns ka deklaruar gjithashtu se po punojnë ngushtë me Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe vende të tjera, për miratimin e rezolutës gjatë këtij muaji. rtk
Shtuar më 10/05/2007, ora 14:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori