Çfare parasheh marreveshja Beograd - OKB?
Pëlqej
Albeu.com
Gazeta "Blic" sjell detaje nga marrëveshja e Beogradit me Kombet e Bashkuara. Sipas kësaj marrëveshjeje policia në mjediset serbe mbetet në zinxhirin aktual komandues dhe do të mbikqyret nga policia ndërkombëtare.Emërimin e oficerëve serbë e inicon shefi i UNMIK-ut. Sa i përket doganës, në të do kthehen doganierët ndërkombëtarë në pikat kufitare në veriun e vendit dhe do të zbatohen procedurat në përputhje me rezolutën 1244, përfshirë edhe protokollin midis Serbisë dhe Shërbimit Doganor të UNMIK-ut. Hapet edhe një punkt te Kamenica. Pjesa më e madhe e të ardhurave nga doganat u shkojnë autoriteteve lokale, ndërsa vetëm një pjesë e vogël pushtetit qendrore. Në lidhje me gjykatat thuhet se në veriun e Mitrovicës ato do të funksionojnë nën kontrollin e UNMIK-ut. Gykatësit dhe prokurorët lokalë do të emërohen në pajtim me rezolutën 1244. Kufijtë do të vazhdojnë të mbrohen në bazë të mandatit ekzistues të sigurisë nga NAT0-ja në pajtim me rezolutën 1244. Ndërkaq sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore e fetare serbe duhet vazhduar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe duke e perfshirë në dialog edhe Kishën serbe. E njëjta gazetë shkruan se e ashtuquajtura Ministri serb e për Kosovën tashmë ka inicuar themelimin e një kompanie të veçantë e cila me energji elektrike do të furnizonte enklavat serbe në Kosovë, ka pohuar kryetari i të ashtuquajturës "Qendër koordinuese" Zvonimir Steviç. "Kemi inicuar ndryshimin e marrëveshjes teknike të Serbisë dhe UNMIK-ut që të krijohet një kornizë për formimin e një ndërmarrjeje të veçantë për furnizimin me energji elektrike jo vetëm të zonave të banuara me popullsi shumicë serbe, por edhe të mjediseve joshqiptare në Kosovë", ka thënë Steviç. (QIK)
Shtuar më 13/11/2008, ora 20:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori