Çeku: Pavaresia e Kosoves eshte e panegociueshme
Albeu.com
Sipas tij, nje gje te tille e ka pohuar tashme Grupi i Kontaktit me parimet e veta, dhe mbi te gjitha e ka thene boterisht presidenti amerikan si dhe e kane pranuar institucionet me te larta boterore.Pavaresia e Kosoves eshte e panegociueshme, ndaj ne bisedimet e radhes ne Vjene ky eshte pozicioni dhe pikenisja jone. Keshtu deklaroi kryeministri Agim Çeku ne fjalimin e tij javor ne Radio Kosova. Ai me tej, ritheksoi se perveç pavaresise nuk ka alternative tjeter, pasi, sipas tij, nje gje te tille e ka pohuar tashme Grupi i Kontaktit me parimet e veta, dhe mbi te gjitha e ka thene boterisht presidenti amerikan si dhe e kane pranuar institucionet me te larta boterore, duke i dhene mbeshtetje propozimit te Martti Ahtisaarit per pavaresi te mbikeqyrur.

“Ajo qe duhet tani eshte mbyllja e kapitullit te se shkuares dhe guximi per te pare me shprese te ardhmen e marredhenieve midis dy vendeve fqinje te pavarura. Eshte momenti i fundit per tu shkeputur nga ajo trashegimi e hidhur, tha Çeku. Sipas Çekut, ne bisedimet e se enjtes ne Vjene, Prishtina do t’i modeloje propozimet e veta duke pasur parasysh me te miren per Kosoven dhe rajonin. “Do te kerkojme prej bashkebiseduesve tane, nga bashkesia nderkombetare te na kuptojne, mbeshtesin dhe ta çojne perpara kete proces. Ne fund te fundit ndajme te njejtin qellim dhe pergjegjesi: normalizimi i marredhenieve mes dy vendeve tona fqinje, Kosoves dhe Serbise, kontribuon ne paqen, stabilitetin dhe integrimin e Ballkanit”, tha Çeku. RTK
Shtuar më 27/08/2007, ora 16:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori