Çeku: Pavarësia dhe tërësia territoriale të panegociueshme
Albeu.com
Pavarësia e Kosovës është i vetmi orientim dhe askush nuk mund të na detyrojë që të pranojmë diçka tjetër, tha sot kryeministri Agim Çeku.Në manifestimin kushtuar diasporës mbajtur në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz, kryeministri Çeku ka siguruar mërgimtarët, se pala kosovare në periudhën 120 ditëshe, nuk do të negociojë pavarësinë, nuk do të lejojë që të rihapet pakoja e Ahtisaarit si dhe nuk do të lëshojë pe përballë pretendimeve për copëtimin e territorit të Kosovës.

Kryeministri Agim Çeku u ka thënë mërgimtarëve se pas pavarësisë cdo gjë do të jetë ndryshe për ta dhe më "nuk do të ndjehen si jetimë", por do kenë shtetin e tyre, dhe ambasadat ku mund t’i drejtojnë shqetësimet e tyre. Kryeministri ka vendosur kohë më parë që e shtuna e parë e gushtit të jetë dita e cila u kushtohet mërgimtarëve.
Shtuar më 04/08/2007, ora 16:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori