Çeku paralajmëron mundësinë e shpalljes së njëanshme të pavar&a
Albeu.com
"Pala jonë gjithmonë ka folur qartë se nuk e pranon ndarjen. Shpresoj se njerëzit që sot e propozojnë ndarjen e kuptojnë se çfarë pasojash mund të kishte ajo", ka thënë Çeku në një intervistë për gazetën gjermane "Di Velt".Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka hedhur poshtë katagoriskisht mundësinë e ndarjes së Kosovës. "Pala jonë gjithmonë ka folur qartë se nuk e pranon ndarjen. Shpresoj se njerëzit që sot e propozojnë ndarjen e kuptojnë se çfarë pasojash mund të kishte ajo", ka thënë Çeku në një intervistë për gazetën gjermane "Di Velt". Çeku nuk e ka përhashtuar mundësinë e shpalljes së pavarësisë edhe pa rezolutë të Kombeve të Bashkuara. Ai ka thënë se shtyrja eventuale e procesit për pavarësinë e Kosovës do të jetë e rrezikshme për paqen e stabilitetin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.
Shtuar më 17/08/2007, ora 19:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori