Çeku për New York Times: Kosovës iu sos durimi
Pëlqej
Albeu.com
E përditshmja “The New York Times” botoi dje një intervistë me Kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku, në të cilën ai thotë se diplomacia me Beogradin po shkon në një qorrsokak dhe Kosova nuk mund ta vonojë edhe shumë shpalljen e pavarësisë.“Ne më nuk kemi të drejtë morale që të themi se na duhet më shumë kohë. Mirëpo nëse Uashingtoni do të kërkojë nga ne që ta vonojmë për një kohë të shkurtër, ne do të presim. Nëse ajo datë është shumë larg pas 10 dhjetorit, atëherë do të themi, ‘ta shpallim’”, thotë Çeku. Ai duke ju rikthyer edhe njëherë bisedimeve që po zhvillohen në Vjenë thotë se deri tani me Beogradin nuk është arritur pajtueshmëria në asnjë pikë. “Asgjë nuk do të ndryshojë prej momentit të deritanishëm deri më 10 dhjetor”, thotë Çeku. Lidhur me njohjen e mundshme të pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës thotë se ka besim që Shtetet e Bashkuara do të mbajnë premtimin për ndihmën në arritjen e pavarësisë. Në fund të kësaj interviste Çeku flet edhe për vështirësinë e detyrës që kryen. “Arritja e pavarësisë është misioni im. Mirëpo më e lehtë është ushtria. Në politikë nuk ka rregull”, thotë Çeku.
Shtuar më 06/11/2007, ora 17:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori