Çeku: Nuk ka gjasa për krijimin e dy entiteteve në Kosovë
Albeu.com
Ai tha se statusi i Kosovës është punë e kryer, ndërsa periudha 120 ditore do të shfrytëzohet për të biseduar për çështje pas statusore dhe për të rritur konsensusin ndërkombëtar për pavarësinë e Kosovës.Kryeministri Çeku ripërsëriti qëndrimin se në asnjë mënyrë nuk do të pranohet ndarja e Kosovës apo krijimi i dy entiteteve. Ai tha se statusi i Kosovës është punë e kryer, ndërsa periudha 120 ditore do të shfrytëzohet për të biseduar për çështje pas statusore dhe për të rritur konsensusin ndërkombëtar për pavarësinë e Kosovës.
“Ne me palën serbe kemi dashtë të bisedojmë për statusin e Kosovës në Rambuje. Ata nuk pranuan, e zgjodhën luftën dhe ishte luftë e tmerrshme, luftuam për Kosovën dhe fituam luftën bashkërisht me Bashkësinë ndërkombëtare, dhe aq më tepër Serbia nënshkroi kapitullimin, me nënshkrim të vetin është tërheqë nga Kosova”, tha Çeku.Edhe për takimin e 30 gushtit në Vjenë por edhe për gjithë periudhën 120 ditore të bisedimeve, kryeministri tha se agjenda e Prishtinës është e qartë dhe përpos platformës së prezantuar nuk do të ketë ide të reja. Ai tha se edhe treshja është pajtuar që mos të paraqesë opsione të reja, por në rast se ndodhë një gjë e tillë kryeministri tha se Prishtina do ta rishqyrtojë pozicionin. Megjithëkëtë Çeku është i bindur se menjëherë pas periudhës 120 ditëshe Kosova do të bëhet e pavarur. “Ne e kemi një përkushtim, në radhë të parë të SHBA-ve që menjëherë pas 120 ditëve do të merret vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ne besojmë.Këto 120 ditë duhet t’i shfrytëzojmë edhe për rritjen e konsensusit rreth pavarësisë së Kosovës, veçanërisht brenda Unionit Evropian”, tha Çeku.Gjithashtu këto 120 ditë duhet të shfrytëzohen edhe për arritjen e konsensusit të brendshëm, që pa marrë parasysh rezultatin e këtyre 120 ditëve, Kosova duhet të jetë e pavarur dhe duhet të arrihet konsensus që të gjejmë rrugët tona për pavarësinë e Kosovës, tha kryeministri Çeku. RTK
Shtuar më 15/08/2007, ora 15:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori