Çeku: Kosova do ta shpallë pavarësinë vetëm me miratimin e SHBA ve, BE së
Albeu.com
Kryeministri Agim Çeku tha se megjithë kundërshtimin e Rusisë, Kosova do ta shpallë pavarësinë vetëm me miratimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara."Qëndrimi ynë do të varet nga rekomandimet nga amerikanët, evropianët dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun", ka thënë Kryeministri Çeku dhe ka shtuar se Kosova nuk do ta shpallë pavarësinë pa pajtimin e tyre. Ai i bëri këto komente për gazetën franceze "Zhurnal dy dimansh". Çeku tha se dëshiron ta shohë shpalljen e pavarësisë gjatë qershorit.
Shtuar më 21/05/2007, ora 11:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori