Çeku: Dita e sotme edhe një zhvillim pozitiv për Kosovën
Albeu.com
Kryendërmjetësi Marti Ahtisari nuk do ta ketë të vështirë ta argumentojë sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së propozimin e tij për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës pasi që argumentet janë në anën e tij, deklaroi sot kryeministri Agim Çeku në një intervistë ekskluzive për Radion Blue Sky. Kryeministri tha se pret që dita e sotme do të jetë edhe një zhvillim pozitiv për Kosovën, kurse propozimin rus për një mision faktmbledhës të OKB-së në Kosovë, ai e vlerësoi të panevojshëm pasi që Këshilli i Sigurimit vazhdimisht njoftohet për zhvillimet në Kosovë nga UNMIK-u.
Shtuar më 03/04/2007, ora 15:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori