Çeku: Bisedimet 120 diteshe - shtetesia e Kosoves
Albeu.com
Bisedimet 120 diteshe per status, kryeministri Çeku nuk i konsideron fillim te procesit te ri per Kosoven, por vazhdim dhe shtyrje te panevojshme, duke konfirmuar shtetesine e Kosoves.Aktivizimin e Grupit te Kontaktit per Kosoven, Kryeministri Çeku e quajti sot perpjekje te bashkesise nderkombetare per dalje nga kriza e krijuar ne Keshillin e Sigurimit. Ai tregoi se nuk eshte mirepritur ky zhvillim, por thote se u pranua pasi kishte mbetur mundesia e vetme per zgjidhje. Çeku beson se kjo eshte shtyrja e fundit. Ne takimin e pare qe kete jave palet do te kene tre emisaret per status, Çeku thote se Prishtina do te mbroje qendrimet tashme te njohura: “Pavaresia eshte pune e kryer dhe nuk do te negociohet, teresia territoriale eshte e pacenueshme, pakoja e Ahtisarit eshte tashme çeshtje e mbyllur dhe nuk hapet per diskutim”,tha Çeku .

Fati i personave te pagjetur, suksesioni, ndarja e borxheve e marredheniet tregtare jane çeshtjet praktike per te cilat do te diskutohet, tha Çeku. Ai theksoi se periudha e pas-statusit do ta kete rendesine e veçante.“Si qeveri kerkojme dhe insistojme te kemi qartesi. Ne jemi gardiane te procesit dhe vigjilent te afateve kohore. E kemi mirepritur caktimin e dates 10 dhjetor si afat per dorezimin e rekomandimeve. Koha eshte e rendesishme per mbarevajtjen e puneve ne dobi te qytetareve tane” , tha Çeku. Kryeministri Çeku shpreh bindjen se gjate periudhes se ardhshme 4 mujore do te ri-konfirmohet edhe njehere para botes vullneti i 2 milion qytetareve te Kosoves per shtet sovran e te pavarur. rtk
Shtuar më 06/08/2007, ora 14:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori