E frikshme, shoferes në Vlorë i fluturon makina në autostradë (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë rrugor por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë-Novoselë.

Makina e tipit Hyundai është përplasur me trafikndarësen e rrugës dhe është përmbysur plotësisht.

Sipas burimeve të A2CNN nga vendi i ngjarjes, mjetin e drejtonte një grua e cila ka humbur kontrollin e makinës për shkak se ka gabuar në daljen nga autostrada.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur të lënduar rëndë. /albeu.com/


Shtuar 11.01.2020 18:45