Çamët: Ligji grek për riregjistrimin rrezikon pronat e çamëve
Albeu.com
Partia për Drejtësi dhe Integrim, Instituti i Studimeve për Çamërinë si dhe shoqata Çamëria, i kanë paraqitur kërkesat e tyre Greqisë, sipas të cilave ligji grek për riregjistrimin e pronave, duhet të zhvleftësohet pasi rrezikon pronësinë legjitime të popullsisë çame.Më tej, këto organe, por mbrojtjen e të drejtave të çamëve, të dhunuara nga Greqia kanë kërkuar ngritjen e një obelisku në Paramithisë, në përkujtim të masakrës të Paramithisë si edhe për ndërtimin e një varreze përkujtimore pranë Urës së lumit Kalama, në Greqi. Pranë këtij lumi prehen të rënët e pafajshëm që nuk mundën të kapërcenin kufirin e vdekjes.

Gjatë këtij takimi tre palësh, të këtyre organeve të përfaqësuara nga komuniteti i popullsisë shqiptare nga Çamëria, u diskutua edhe nisma e të zgjedhurve lokal për nisjen e procedurave për binjakëzimin e qytetit të Konispolit me qytetin e Mitrovicës.

Gjithashtu, në qendër të diskutimeve ishte edhe situate politike në Shqipëria si dhe nisja e vitit të ri elektoral.
Shtuar më 23/09/2008, ora 19:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori