“Plani B”: Kosova e pavarur pa rezolutë të re nga Këshilli i Sigurimit
Albeu.com
Mediat gjermane shkruajnë se vendet kryesore të Bashkimit Evropian po punojnë për planin i cili do të mundësonte njohjen e pavarësisë së Kosovës, pa një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të KB."Plani B", siç e quan sot e përditshmja gjermane "Frankfurter Rundshau", parashikon që rezoluta e fundit e KB-së për Kosovën, 1244, të zvarritet sa më shumë që është e mundur në mënyrë që "vendimi i vitit 1999 të interpretohet në atë mënyrë që t'i mundësojë parlamentit në Prishtinë që të shpallë pavarësinë dhe vendeve të tjera që ta njohin atë".

Londra, Parisi dhe Berlini shpresojnë që as vendet e BE-së që tani kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, si Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia, Rumania dhe Çekia nuk do të mund ta kundërshtojnë interpretimin e ri të rezolutës 1244.
Shtuar më 26/09/2007, ora 17:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori