“Maqedonia Veriore” në pesë variante
Albeu.com
Ndërmjetësuesi i posaçëm i KB-së për bisedimet Maqedoni-Greqi, Metju Nimic, këmbëngul në atë që vendimi përfundimtar duhet të bazohet në emrin, i cili do t’i përfshijë fjalët “Maqedonia Veriore”, shkruan të enjten gazeta greke “Etnos”.Ndërmjetësuesi i posaçëm i KB-së për bisedimet Maqedoni-Greqi, Metju Nimic, i cili të mërkurën në Nju-Jork pati takime me përfaqësuesit e dy vendeve, këmbëngul në atë që vendimi përfundimtar duhet të bazohet në emrin, i cili do t’i përfshijë fjalët “Maqedonia Veriore”, shkruan të enjten gazeta greke “Etnos”.
Sipas burimeve në Nju-Jork, në të cilat bazohet gazeta, Nimici në takim ka propozuar pikërisht atë emër në pesë variante.
Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs shpreson në zgjidhje të shpejtë të emrit. “Kontesti rreth emrit nuk duhet ta pengojë pranimin e Maqedonisë në NATO”, tha Rajs në konferencën e së mërkurës kushtuar situatës në Gjeorgji.
Rajs, siç informoi “Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedonase, tha se kontesti i emrit nuk duhet të jetë pengesë për anëtarësim dhe komentoi se orientimi drejt NATO-s është i rëndësishëm për shkak se u ndihmon vendeve t’i zgjedhin dallimet mes vete.
“Qëndrimi ynë është se Maqedonia duhet të pranohen në NATO - ky ishte qëndrimi i Bukureshtit. Shpresa është se kontesti rreth emrit tani mund të zgjidhet shumë shpejtë”, tha Rajs. “Nga momenti prej kur Uashingtoni dhe shtetet e mëdha evropiane interesohen për kontestin, Nimici ndjenë se ka shanse serioze për sukses, shkruan “Kathimerini”, duke theksuar se sipas planeve të mediatorit, shtatori mund të jetë muaji kyç për zgjidhjen e problemit. (lajm)
Shtuar më 16/08/2008, ora 01:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori