“Lufta” politike në Maqedoni, BE bën thirrje për uljen e tensionit
Albeu.com
Partia e kryeministrit Nikolla Gruevskit ka ngjyrosur politikisht një sulm me granata ndaj qeverisë para disa ditësh, duke sugjeruar se gisht në këtë akt mund të ketë Lidhja Social-Demokrate në opozitë.Përfaqësuesi i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuerre u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë atje të punojnë për pajtim kombëtar dhe stabilitet. Sipas tij, në javën në vazhdim, vendit do t’i duhet një përqendrim për të realizuar një seri reformash. Thirrja e Fuere vjen në kohën kur skena politike po sheh një tensionim të madh mes maxhorancës dhe opozitës.
Partia e kryeministrit Nikolla Gruevskit ka ngjyrosur politikisht një sulm me granata ndaj qeverisë para disa ditësh, duke sugjeruar se gisht në këtë akt mund të ketë Lidhja Social-Demokrate në opozitë. VMRO DPMNE ka kërkuar nga rivalët e saj të shpjegojnë disa deklarata të bërë nga liderë opozitarë të cilat thoshin se “situata politike do të radikalizohet”. Por opozita ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kategorikisht me sulm ndaj partisë qeverisëse. Sipas Lidhjes Social-Demokrate, qeveria është duke gënjyer dhe ajo kërkon që të gjenden autorët e sulmit në të kundërt, do ta konsiderojë sulmin ndaj qeverisë të inskenuar prej saj.

Të gjitha këto tensione mes partive kryesore maqedonase erdhën pas heqjes së imunitetit prej deputeti të ish kryeministrit Vllado Buçkovski i cili akuzohet se ka keqpërdorur postin si ministër i mbrojtjes në vitin 2001, me çka ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 3 milionë euro. Akuzat ndaj tij po hetohen nga gjykata. Përfaqësuesi i BE-së ka thënë se zyra e tij po vëzhgon procesin e akuzave ndaj ish kryeministrit Buçkovski, ndonëse nuk komentojnë dot proceset gjyqësore. NEWS24
Shtuar më 10/08/2007, ora 13:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori