“Kisha e Gruevskit” ka turbulluar janarin
Albeu.com
nga Anila DISHA, LajmAktivitetet e Qeverisë për financimin e ndërtimit të kishës në sheshin "Maqedoni" në Shkup është ngjarja më e turbullt, ndërsa reagimet për propozimligjin për energjetikë, ngjarja më e pastër në janar.Ky është vlerësimi i kryeredaktorëve të 17 mediumeve më me ndikim të shtypit dhe elektronike në Maqedoni, në anketën "Pastër - Turbullt" e Agjencisë së pavarur të lajmeve Makfaks dhe organizatës joqeveritare "Transparencë - Zero korrupsion". Ngjarja më e dyshimtë në dhjetor, sipas 12 kryeredaktorëve është vendimi qeveritar për të financuar ndërtim të kishës, për çka opinioni nuk ishte zyrtarisht i informuar, për të cilën s'ka informatë lidhur me treguesit financiar, madje as që është treguar nevoja e një objekti të tillë. Në vend të dytë në listën e ngjarjeve më të dyshimta në janar, me katër vota, është rasti me pasojat e marrëveshjes së Qeverisë me OKTA-n. Një votë në listën e ngjarjeve të turbullta ka Marrëveshja që Kuvendi e firmosi me "T-mobile" për shfrytëzimin e shërbimeve në telefoninë celulare, me ç'rast të gjithë deputetët dhe nëpunësit e lartë si dhuratë fituan aparate më bashkëkohore celulare. Ngjarja më e pastër në janar të vitit 2008, me 12 vota, është reagimi i opinionit dhe Komisionit Evropian (KE) për ndryshimet për Ligjin për energjetikë, pas çka Qeveria megjithatë i ndryshoi propozimet në Ligjin me të cilat do të krijohej pozicion monopoli për ELEM-in. Vendosja e çmimeve unike për barnat me pesë vota gjendet në vendin e dytë të listës së ngjarjeve të pastra. Çmimet unike të barnave, të cilat vlejnë nga 1 janari, duhet t'i japin fund kaosit në biznesin farmaceutik. Anketa "Pastërt - Dyshimtë", në të cilën marrin pjesë kryeredaktorët e mediumeve nacionale, si pjesë e luftës kundër korrupsionit zbatohet nga dhjetori i vitit 2004. Në anketën për janar morën pjesë televizionet "Alsat-M", "Sitel" dhe "Telma", "Kanal 5" radioja "Kanal 77", gazetat "Dnevnik", "Vest", "Utrinski vesnik", "Vreme", "Veçer", "Fakti", "Lajm" dhe "Biznes", javoret "Fokus", "Kapital" dhe "Globus" dhe edicioni ekletronik i "Lobi"-it.
Shtuar më 11/02/2008, ora 17:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori