“Foreign Policy” edhe në gjuhën shqipe
Albeu.com
Revista prestigjioze amerikane për politikë të jashtme, “Foreign Policy”, është promovuar të hënën në Institutin “RIINVEST”, e përkthyer në gjuhën shqipe.
Kjo revistë është projekt i përbashkët i Klubit për Politikë të Jashtme, Forumit 2015 dhe Institutit Shqiptar të Medias, ku si nismëtar i saj është kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi.

Publicisti Surroi ka theksuar se kjo revistë ka të bëjë me krijimin e një kulture për politikën e jashtme, jo vetëm në SHBA, por edhe në Korenë e Veriut, në Turqi, e tashmë edhe në Kosovë.

Revista ka dalë në treg për shitje dhe i dedikohet lexuesve shqiptar në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni dhe në vende të tjera. (ktv)
Shtuar më 27/10/2008, ora 21:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori