“Fazllic”, perplasje ne Kuvendin e Shqiperise
Albeu.com
Per te disaten here radhazi kryeministri Sali Berisha eshte shfaqur papritur ne sallen e Kuvendit duke artikuluar akuza te ashpra kundrejt opozites per ceshtjen Damir Fazllic e duke u larguar vetem pak minuta me pas. “Opozita reagon kunder hetimit me hetuesit nderkombetare sepse ka frike se Berisha neser do t’i perdore ata per krime te tjera. Ata do nxjerrin se ai atje nuk quhet Erjon Brace, por Erjon Dondollaku. Ai tjetri nuk quhet Arben Malaj, por Arben Cenaj. Ai tjetri ne fund nuk quhet Ilir Meta, por Ilir floriri. Ai tjetri atje nuk quhet Engjell Bedja, por Engjell ARMO-ja”, eshte shprehur Berisha.

Deklaratat e kryeministrit sollen reagimin e menjehershem te opozites.

“Ky kryeminister eshte sot jashte dyerve te burgut sepse ka pasur gjithe jeten dhe gjithe kohes nen kontroll prokurorin. Tani nuk e ka me. Kryeministri sot na shfaqi nje ane te panjohur te karakterit te tij: paburrerine. Kryeministri nuk ka kurajo te rrije ketu dhe te degjoje pergjigjet. Kam 5 vjet qe e prese qe te vije ne Gjykaten e Larte dhe te perballemi. Ka nje pyetje qe ai njeri duhet t’i pergjigjet dhe qe ka te beje drejtperdrejt me ate folklorizmin e tij patriotik: Pse e ka hapur Shqiperine per serbet?”, deklaroi Brace.

Ndersa kreu i LSI-se Ilir Meta tha se “pavaresisht nga ky luks dhe ky konfort qe ky kapobande i shtetit dhe i qeverise gezon, une dua ta siguroj se ai do te pergjigjet perpara drejtesise per te gjitha. Do te pergjigjet edhe per floririn e Krrabes qe e mori vete ne 1997-en dhe qe me pas kerkoi qe t’ua faturonte te tjereve”.

Duke insistuar ne faktin se qeverisja aktuale po kerkon te uzurpoje me force Prokurorine e Pergjithshme, deputeti Spartak Ngjela theksoi se ky institucion duhet t’i shkoje hetimit deri ne fund.

“Pse duhet terrorizuar Prokuroria e Pergjithshme se ka akuzuar qeverine se vjedh? Aq me mire, nuk thua shyqyr qe paskemi arritur ne kete pike?! Ne duhet ta mbrojme te gjithe sot prokurorine. C’eshte ky Demir Fazlliu? C’me merreni me nje injorant? E gjithe qeveria ne mbrojtje te tij! Dhe del me alibine se e paska sjelle ketu nje ish-sekretar shteti. Ne ketu themi se ky eshte njeriu qe nuk e duam. Ky eshte njeriu i dyshuar per pastrim parash. Paska ardhur me nje amerikan! Le te vije me ke te doje. Le te vije po te doje edhe me presidentin, nuk ka rendesi fare. Pergjegjesia eshte individuale, nuk eshte kolektive”, pohoi Ngjela.

Perplasjet kane perfunduar pikerisht ne momentin kur deputeti i PD-se, Dashnor Sula iu drejtua me fjale fyese deputetes socialiste, Ermelinda Meksi. Mosreagimi nga drejtuesi i seances Ylli Bufi ndaj kerkeses se socialisteve per te mbledhur menjehere byrone parlamentare dhe perjashtuar deputetin Sula, solli largimin e opozites nga salla. (t-ch)
Shtuar më 14/10/2008, ora 14:44
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori