“Economist”: Athina dhe Shkupi me dëshmi absurde për emrin
Albeu.com
Javorja britanike “Economist” në një artikul të saj shkruan se kontesti mes Shkupit dhe Athinës është i mërzitshëm sepse palët paraqesin dëshmi absurde për karakteristikat etnike dhe gjeografike të Maqedonisë.“Ultranacionalistët e dy vendeve paraqesin dëshmi absurde për karakteristikat etnike dhe gjeografike për Maqedoninë “historike”. Nëse në garat Olimpike do të kishte garë për kokfortësi dhe paragjykime, pjesmarrësit në kontestin për emrin, në faqet e Vikipedias do të mundeshin të formonin ekip i cili do të ishte në maje të botës”, shkruan “Economist”.
Revista javore shkruan edhe për pasojat të cilat munden të dalin nga mos zgjidhja e kontestit për emrin. “ Nëse keni një bombë të pa eksploduar në pragun e shtëpis suaj, nuk do ta godisni, posaqërishtë nëse dëgjoni rrahjet e saj.Kjo nuk është asgjë e pazakonshme, vetëm nëqoftëse bomba e pa eksploduar nuk është Maqedonia, kurse çekanin nuk e mban Greqia.
Asnjëra pale nuk është fajtore në kontestin e mërzitshëm mes dy vendeve, për ate kush si lejohet të quhet. (INA)
Shtuar më 21/03/2008, ora 21:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori