“Duart e pastra 3”, në pranga ish-drejtori dhe tre punonjës të Albpetrolit
Albeu.com
Ish-drejtori dhe tre punonjës të shoqërisë së naftës Albetrol janë arrestuar nga specialistët e seksionit kundër krimit ekonomik me akuzën e korrupsionit.Fatos Nika, Kozma Shqepa, Hilmi Derraj, si dhe një person i katërt, emri i të cilit nuk bëhet i ditur janë arrestuar dje në orët e vona të mbrëmjes si pjesë e operacionit të koduar “Duar të pastra 3”.

Mësohet se gjatë vitit 2005 personat e arrestuar kanë kryer abuzime të konsiderueshme në dëm të kompanisë.

Javët e fundit kanë rënë në pranga shumë zyrtarë të lartë të shtetit me akuzën për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.
Shtuar më 03/10/2007, ora 17:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori