Amnistia për makinat/ Ja kush përfiton
Pak ditë më parë ministri i Ekonomisë, njoftoi për projektligjin për amnistinë, që pritet të miratohet në shtator. Në bazë të këtij projektligji bëhet me dije se do të përfitojnë edhe një pjesë e qytetareve që kanë taksa të papaguara të automjeteve.

Por, ndryshe nga bizneset, në këtë rast nuk bëhet fjalë për detyrime të krijuara se fundi. Mospagimi i taksave vjen vetëm për ato automjete që do te ç’regjistrohen. Të tilla janë mjetet që kanë 10 vjet pa paguar taksat.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit drejtuesit e mjeteve mund të paraqiten në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, për të fshirë mjetin nga regjistri, pa paguar taksat.

Ndryshe vete drejtoria fshin nga lista automjetet që nuk kanë paguar taksat prej 10 vitesh. Nga totali i detyrimeve, financat parashikojnë te falin rreth 82 miliardë lekë./Albeu.com/
Shtuar më 20/07/2016, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori