Ministria e Drejtësisë ka nisur punën për hartimin e një drafti për aministinë e të dënuarve.
Nga ky institucion nuk ka ende një njoftim zyrtar, por paraprakisht do të jenë 400-500 të
dënuar që pritet të përfitojnë.
Kategoritë më të favorizuara janë personat e
dënuar me burg deri në 2 vjet, të dënuarit me kusht apo me dënime të tjera alternative.
Në momentin që
amnistia do të hyjë në fuqi, do të përfitojnë femrat e dënuara që janë 50 vjeç e sipër dhe meshkujt baras dhe mbi 60 vjeç.
Amnistia e
fundvitit pritet që të normalizojë edhe situatën në burgjet shqiptare për shkak të mbipopullimit, gjë që në fakt do të ulë edhe shpenzimet për këto institucione të vuajtjes së dënimit./Albeu.com/
Shtuar më 22/11/2016,
ora 10:00