Amnesty International kërkon hetime për vrasjet në Brodec
Albeu.com
Ai u bën thirrje autoriteteve maqedonase që të nisin hetimet për vrasjet që u kryen nga forcat policore në fshatrat me popullsi shqiptare. Banore te Brodecit kerkuan lirimin e 13 te arrestuarve pasi sipas tyre ata nuk jane pjestare te grupeve kriminale.Amnesti Interneshënell u bën thirrje autoriteteve maqedonase që të nisin hetimet për vrasjet që u kryen nga forcat policore në fshatrat me popullsi shqiptare, Brodec dhe Shipkovicë. Kjo organizatë apelon, si te maqedonasit ashtu edhe tek shqiptarët që të respektojnë të drejtat e njeriut.
Ministria e Brendshme tha se policia ndërmori të gjitha masat për të mbrojtur civilët, por Amnesti Interneshënëll shprehet se situata mund të përshkallëzohet nëse dhunohen të drejtat e njeriut. Organizata nënvizon se autoritetet kanë për detyrë të kapin të arratisurit, por kjo nuk mund të justifikojë përdorimin e tepruar të forcës, pa u kujdesur për civilët.
Nderkaq banore te Brodecit kane kerkuar lirimin e 13 personave te arrestuar pasi sipas tyre ata jane banore fshatit dhe te aferm te tyre dhe jo pjestare te grupeve kriminale sic shprehet policia. Nga luftimet mes policise dhe grupeve kriminale disa dite me pare ne Malesine e Tetoves u vrane 6 persona dhe arrestuan 13 te tjere. Nderkaq 4 pjestare te grupit kriminal sipas policise ndodhen ende ne arrati.(RTK)
Shtuar më 10/11/2007, ora 23:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori