Nënshkrimi i amnistisë nga ana e presidentit të Repulikës Bujar Nishani, në
burgun e
grave do të sjellë lirimin për rreth 10 të
dënuarave.
Ndryshimet e herëpashershme në nene, solli për
burgun e
grave "Ali Demi" rreth 10 gra. Kjo u konfirmua nga burime të Report Tv. Megjithatë për të gjitha gratë që tashmë janë duke
vuajtur dënimin e tyre po punohet që në kohën kur ato do të largohen nga institucioni i vuajtjes së dënimit të kenë mundësi për t’u futur në tregun e punës dhe rrjedhimisht punësim.
Drejtoresha e burgut 325 , Xhoi Jakaj, shpjegoi për Report Tv procedura për aftësimin e të
dënuarave në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Po kështu është kërkuar nga ana e këtij institucioni që çdo i ftuar që viziton këtë institucion të marrë përsipër punësimin e njërës perj tyre pasi të dalë nga dyert e burgut. Kjo pasi ende këto gra janë viktima të mentalitetit.
Përgatitja e të
dënuarave për të rifilluar jetën pasi anë
vuajtur dënimin vazhdon të jetë sfidë, ashtu sikundër vazhdon të jetë sfidë edhe eleminimi i dhunës nga shoqëria jonë.
Shtuar më 01/01/2017,
ora 18:31