Nga një karakatinë e degraduar dhe e lënë në harresë për shumë kohë,
amfiteatri i Parkut të Madh të Liqenit rezultoi një prej investimeve më të goditura të Bashkisë së
Tiranës, i cili u kthye këtë vit në një nga pikat më tërheqëse dhe më të gjalla të
Tiranës.
Tashmë që ditët e ngrohta dalngadalë po ia lënë vendin dimrit,
amfiteatri që shërben si një teatër i hapur i
Tiranës, numëron më shumë 130 mijë spektatorë në shkallët e tij në vetëm një
sezon.
Kjo falë edhe një kalendari të ngjeshur aktivitetesh që u zhvilluan në skenën e tij.
Këngëtarë dhe grupe të njohura shqiptare dhe të huaja, ku bien në sy grupi “Elita 5”, “Tre musketjerët”, Shpat Deda, Dren Abazi apo edhe “Miss Globe 2018”, e shumë e shumë koncerte e shfaqje të tjera i dhanë jetë amfiteatrit dhe u bënë një alternativë shumë e mirë argëtimi për shumë qytetarë të
Tiranës.
Shtuar më 11/11/2018,
ora 10:40