Amfilohije: Lufta e re ne Ballkan e pashmangshme
Albeu.com
Lufta në Ballkan përsëri është e pashmangshme një ditë për shkak të kushteve me të cilat përballet pakica serbe në Kosovë, ka thënë ushtruesi i detyrës i Kishës Ortodokse Serbe."Në një padrejtësi të këtillë, nuk mund të ketë paqe. Kjo do të jetë rrënja e konfliktit të ardhshëm", ka thënë Mitropoliti Amfilohije Radoviç në një intervistë për agjencinë Reuters.

"Do të ketë një periudhë e paqes, por kjo do të jetë kohë e përgatitjeve për konflikt të ri, për luftë të re", ka thënë kleriku i lartë serb.

Amfilohije ka thënë se ai e dëshiron paqen, por megjithate është "realist". (REL)
Shtuar më 18/10/2008, ora 00:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori