Amfilohije kerkon varrezat e serbeve
Pëlqej
Albeu.com
Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radoviç, ka vizituar dje disa fshatra të Shkodrës, të banuar kryesisht nga katolikë, në përpjekje të kamotshme për të ushtruar ndikim brenda territorit shqiptar.Kryeprifti i moshuar, ka shëtitur në disa fshatra, ku ka minoritet serbë, duke kërkuar varre të ushtarëve të rënë në histori, edhe përtej Luftës së Dytë Botërore.

Radoviç ka kërkuar varret e ushtarëve edhe në periudhën e Perandorisë Osmane, varre të cilët edhe vetë shqiptarët për të afërmit e tyre nuk i dinë.

Mitropoliti serb njihet si kundërshtari i madh i pavarësisë se Kosovës dhe Malit te Zi, përkrahës i krimineleve të luftës, të cilët organizuan masakrat në Kosovë. Gjatë vizitës së djeshme Radoviç shoqërohej nga përgjegjësi i kishës ortodokse te Shkodrës, At Nikolla Petani.

"Ne jemi pelegrinë dhe kemi ardhur t vizitojmë vendet e shenjta q datojnë që nga kohërat e Apostujve të Krishtit. Kemi vizituar kishën në Rrashkulle, e shekullit IX, themelet e se cilës i përkasin kristianizmit të hershëm. Më pas kemi ardhur për të vizituar varrezat e ushtareve serbe te rene gjate luftes ballkanike, te cilet luftuan kundër pushtuesit osman. Këta ushtarë, së bashku me të tjerë, kanë sakrifikuar veten për çlirimin e Shqipërisë. Këtu në Bardhaj, kanë rënë më shumë se 10 mijë ushtarë serbë”, është shprehur Radoviç. (start)
Shtuar më 03/11/2008, ora 00:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori