Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur vlerësimin për qeverinë shqiptare, për xhestin njerëzor, bujar për të pranuar 210 ish-banorët e kampit Hurrija.
Një ditë më parë kanë mbërritur iranianët e parë në Shqipëri.
Grupi “Mujahedeen-e-Khalq” është kundërshtar i regjimit klerikal iranian. Në të kaluarën, ai ka kryer vrasje dhe shpërthime bombash në Iran, deri sa në vitin 2001 hoqi dorë nga
dhuna.
Grupi “Mujahedeen-e-Khalq”
luftoi përkrah forcave irakiane të
Sadam Huseinit, në luftën e vitit 1980 me Iranin. Disa mijëra prej tyre u strehuan më pas në Irak nga ish-diktatori
Sadam Husein. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013,
ora 18:06