Amerikanet, 370 mln Euro per naften shqiptare
Albeu.com
nga Genci KondiAmerikanët premtuan 370 milionë euro për blerjen e 85% të aksioneve të ARMO-s si dhe investime për rinovimin e Uzinës së Përpunimit të thellë të Naftës në Ballsh."Final Refinery Association of Texas Inc”, kompania që ka ofruar shifrën më të lartë, ka premtuar 125 milionë euro për blerjen e 85% të aksioneve të ndërmarrjes, që futen në buxhetin e shtetit. Së dyti, ka premtuar edhe 240 milionë euro të tjera investime, me të cilat mund të rinovohet nga e para e gjithë uzina e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, me teknologji nga më modernet. Që janë një shifër e fuqishëm në portofolin e investimeve të huaja direkte në ekonominë shqiptare. Procedurat e tenderit janë zhvilluar në mënyrë normale, madje, ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, u lejua pjesëmarrja e medias në hapjen e zarfeve të ofertave. Incidenti i vetëm u shkaktua kur përfaqësuesit të kompanisë “Cayman Resources”, iu kërkua të lërë sallën, pasi kishte hyrë pas afatit të caktuar për dorëzimin e ofertave. Nga 25 kandidatë të mundshëm, që kishin shprehur interes, katër dorëzuar rregullisht ofertat, ku amerikanët ishin të vetmit që kishin kaluar “dyshemenë” e vendosur nga qeveria shqiptare, prej 110 milionë eurosh. Por, njëkohësisht, duke kaluar shumë kompanitë e tjera: Penta, Petrofac dhe Vitol-Euroil, si në ofertën për blerje, ashtu edhe në fondet e investimeve. Duke shprehur, në këtë mënyrë, një interesim të madh, jo vetëm të kompanive amerikane për të blerë, thjesht, një ndërmarrje. Kompania në fjalë nga Teksasi është ndër furnitoret kryesore të ushtrisë amerikane me karburant, madje ajo furnizon edhe avionin presidencial “Air Force One”. Gjatë periudhës së tërheqjes së dokumenteve, u vu re një përpjekje jo e vogël e kompanive ruse për të hyrë në sektorin shqiptar të naftës nëpërmjet kompanive, me qendër në BE, me të cilat ato kanë marrëdhënie aksionere bashkëpronësie. Por, zbulimi i këtyre planeve në media solli tërheqjen e shumicës së tyre. Vendimi i Komisionit Vlerësues të Ofertave pritet nga java tjetër, ndërkohë që kontrata me fituesin duhet të miratohet nga qeveria.
Kohët e fundit, në rajonet naftëmbajtëse të vendit ka ngjallur probleme sociale e politike vendimi i qeverisë, i cili parashikon largimin e 1.700 punonjësve nga ARMO dhe Albpetroli, si pasojë e reformës. Opozita e ka kundërshtuar këtë masë, duke denoncuar mbajtjen në punë të punonjësve në bazë të kritereve partiake. (Gazeta Shqiptare)
Shtuar më 22/05/2008, ora 18:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori