Blushi: Presidenti të zgjidhet nga populli
Deputeti rebel Ben Blushi edhe sot nuk ka kursyer kritikat e tij gjatë fjalë së marrë në Kuvend, sa i takon Reformës në Drejtësi për të cilën palët politike po përpiqen të arrijnë konsensus për ta votuar.

Blushi ka nënvizuar se populli i thjeshtë nuk ka marrë vesh asgjë se çfarë është Reforma në Drejtësi dhe çfarë ndryshimesh do të sjellë ajo.

Për të, themelorja e diskutimit që duhet bërë është në lidhje me kompetencat që i jepen apo i merren popullit.

Ai ka propozuar që siç bëjnë disa vende fqinje me ne, evropiane, Presidenti i vendit të zgjidhet nga populli.

“Sot me kolegen time Mimoza Hafizi, po sjellim një amendament sipas të cilit presidenti duhet të zgjidhet me votë direkte nga populli". /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2016, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori