Ambulanca përplaset me "Benz"-in, 6 të plagosur në Rrogozhinë
Gjashtë persona u plagosën mbrëmjen e sotme nga një aksident te “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë ku u përfshi një ambulancë me një makinë tip “Benz”.

Ambulanca e spitalit të Fierit me targë “AA 054 KV” drejtohej nga Florian Bubeqi 30 vjeç, ndërsa bashkë me të ishte infermieri me inicialet E. M.

Ndërkohë që makinën tip “Benz” me targë “AA 882 YU” me drejtues personin me inicialet L. D. ishin edhe tre pasagjerët J. D., E. M., dhe J. B.

Si pasojë e aksidentit të gjashtë personat janë lënduar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Plagë më të rënda kanë shoferi dhe infermieri që po lëviznin me ambulancë dhe drejtuesi i “Benz”-it.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shtuar më 24/01/2021, ora 20:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori