Ambjentet me qera të BSH-së, mijëra euro dëme
Pëlqej
Banka e Shqipërisë është akuzuar për shpenzime marramendëse për një mori ndërtesash të kushtueshme që i përdor për zyra. Aktualisht godina q ëndrore e Bankës së Shqipërisë është në rikonstruksion dhe ka tejkaluar afatet duke shpenzuar miliona lekë plus.

Debati më i madh në lidhje me shpenzimet për ambjente zyrash ka qenë për ish-Hotel Dajtin. Banka e Shqipërisë ia bleu këtë godinë në qendër të Tiranës shtetit të atëhershëm në vlerën 30 milion ë euro. Në atë kohë u deklarua se blerja e kësaj ndërtese ishte e domosdoshme, për të shtuar ambjentet e Bankës së Shtetit. E megjithatë pas disa viteve në ish-Hotel Dajtin nuk ka asnjë ndërhyrje.

Aktualisht stafi i Bankës së Shqipërisë është i vendosur në një godinë në Pazarin e ri, ku paguan mijëra euro qera në muaj.Kjo godinë është marrë me qera në periudhën e nisjes së rikonstruksionit të godinës Qendrore të BSH-së.

Por nuk mbarojnë këtu mbledhja e fundit e Këshillit Mbikqyrës është zhvilluar në ambjentet e një kompleksi në Rugën e Dibrës, ku zv/Guvernatorja dhe një pjesë e stafit kanë zyrat. Po ashtu edhe në këtë kompleks Banka e shtetit paguan çmime të kripura për ambjentet.

Një tjetër objekt në pronësi të Bankës Qendrore është edhe vendi ku mbahet thesari në Linzë. Gjithashtu edhe për këtë ndërtesë Banka paguan shuma të mëdha parash.

Si ndër institucionet më të rëndësishme në vend, Banka e Shqipërisë ka edhe 5 degë në rrethet: Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Lushnjë si dhe Qendrën e saj Kërkimore në Berat. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori