Ambicia për Kryeministër apo President, Berisha: Është e shkuar e harruar tashmë
Ish-Kryeministri Berisha shprehet se tashmë të qenit sërish kryeministër apo president është diçka që i përket së shkuarës. Por edhe pse deklaron se nuk do të rikthehet më në krye të drejtimit të vendit, Berisha nuk heq dorë nga pjesëmarrja në politikën aktive, duke deklaruar se vazhdon ende ta pëlqejë parlamentarizmin.

Bugajski: Këtodo jenë pyetjet e fundit dhe duhet t’i rikthehem politikave të brendshme në Shqipëri. Pothuajse çdokush me të cilin bisedoj, beson që ju jeni ende në drejtim të Partisë Demokratike. E di që edhe në Uashington të njëjtën gjë thonë. Kryetari jozyrtar. Cilat janë marrëdhëniet tuaja me kryetarin, me Bashën?

Berisha: Sëpari, dua t’ju siguroj që jam… po ju flas sinqerisht, s’jam aspak kryetari i PD-së. Jo. Unë jam njeri që iu përmbahet vendimeve dhe vendimin për të dhënë dorëheqjen nuk e mora në nxitim e sipër, por ishte një vendim që më shoqëroi për 20 vjet, në mos edhe më gjatë, kështu që unë e mora dhe nuk pata asnjë vështirësi. Tani, të imagjinosh që unë po drejtoj PD-në është diçka jorealiste.Se përse njerëzit e ngatërrojnë diçka të tillë me faktin që çfarëdo të jem unë…Unë po mbroj, po promovoj parime dhe vlera në të cilat besoj. Kaq është egjitha. Kaq është e gjitha. Nuk ndërhyra fare në vendimin e PD-së, por njerëzit menduan që unë do tërhiqesha. Nuk ka për të ndodhur, deri në orën e fundit të ekzistencës sime si njeri i shëndetshëm. Se mund të më ndodhë…

Bugajski: Zoti do vendosë kur do tërhiqeni ju.

Berisha: Jo,s’do tërhiqem kurrë nga mbrojtja dhe siguria e parimeve dhe vlerave të mia.Fillova ta bëja në një kohë kur s’mendoja se do merresha me politikë, pormendova se mora vendimin e duhur në atë kohë. Vazhdoj t’i respektoj. Kjo është natyra ime. Jo. Nuk e drejtoj unë PD-në. PD-ja ka një kryetar të ri, një kryetar vërtet dinamik. Ai po kalon një proces vërtet interesant me zgjedhjet e drejtuesve të rinj vendorë, por ç‘bëj unë? E mbështes me gjithë zemër rikthimine PD-së në pushtet, duke respektuar ato që besoj.

Bugajski: ǒmësime mendoni se janë nxënë nga humbja në zgjedhje vitin që shkoi? Me fjalë të tjera,PD-ja do ndryshojë program, politikat, qasjet, strukturën?

Berisha: Mendoj se PD-ja duhet të ndryshojë shumë aspekte që të ecë me kohën. Mendoj që PD-jaduhet të hartojë një program të ri. Për mendimin tim, PD-ja duhet të rinovohet. Rinovimi është thelbësor për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së dhePD-ja duhet t’u qëndrojë besnike interesave kombëtare, duhet t’u qëndrojë besnike lirive dhe projektit evropian.

Bugajski: A keni ende…? Ndoshta kjo do jetë pyetja e fundit. A keni ende ambicie për t’urikthyer si kryeministër apo si president?

Berisha: Kurrë. Jo.

Bugajski: Eshtë gjithçka e harruar tashmë?

Berisha: Jo,nuk është e harruar. Është e shkuar e harruar tashmë. Nëse do qëndroja… Nuk mëkërkoi njeri të jepja dorëheqjen. Askush. Por e dhashë dorëheqjen. Jo.

Bugajski: Ju do jeni “shtetari më i lart딅?

Berisha: Do vazhdoj punën time si deputet dhe mua më pëlqen shumë parlamenti. Do përpiqem ta ndihmoj PD-në, por vetëm kaq.
Shtuar më 29/06/2014, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori