Ambasadorja Yuri Kim paraqitet në Presidencë, mbahet sot fjalimi i parë
Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është paraqitur ditën e sotmë në presidencë për të paraqitur letrat kredenciale.

Po ditën e sotme, rreth orës 11:45 ambasadorja pritet të mbajë dhe fjalimin e prezantimit në ambasadë.

Youri Kim vjen në Tiranë pasi e nominuara Shtëpisë së Bardhë përpara saj Kathleen Kavalec, nuk mundi të merrte dritën jeshile nga senati. Kjo, si pasojë e një lobimi kundra saj, për të cilin Fiona Hill ish-këshilltare për sigurinë e presidentit Trump tha në kongresin amerikan se erdhi nga një parti politike në Shqipëri.

Shtuar më 27/01/2020, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori