Ambasadorja Yuri Kim i tërheq "veshin" Ramës dhe Bashës: Jeni pala përgjegjëse
Ambasadorja Yuri Kim ka paralajmëruar Bashën dhe Ramën në lidhje me përplasjet e tyre për hapjen e listave.

Ajo i kujton atyre angazhimet e 5 qershorit ndërsa, thekson se ata janë pala përgjegjëse.

“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, dhe liderëve të tjerë për angazhimet e tyre të 5 qershorit. Marrëveshjet, propozimet dhe kundërpropozimet duhet të jenë në besim të mirë.

Ne gjithmonë do t’ju mbështesim, por ju jeni pala përgjegjëse”, shkruan Kim ndërsa ka rikujtuar marrëveshjen e 5 qershorit mes palëve politike.

Shtuar më 24/09/2020, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori