Ambasadorja e SHBA-ve tregon kuptimin e dy unazave që mban në dorë

Ambasadorja e ShBA-ve, Yuri Kim ka zgjedhur një urim të veçantë për ditën e 8 marsit.

Teksa ka postuar një foto të duarve të saj ku mban dy unaza, Kim ka treguar se në dorën e djathtë mban një unazë që ia ka dhuruar mamaja dhe në dorën e majtë, një unazë që ia ka blerë vetes kur filloi punë.

Postimi i Kim në facebook

“Çdo ditë në dorën e djathtë mbaj një unazë që ma ka dhuruar mamaja ime dhe në të majtën, një unazë që ia bleva vetes kur fillova punë. Gëzuar festën e nënës! Gëzuar Ditën e Grave”! | Ambasadorja Yuri Kim. /albeu.com/

Shtuar më 08/03/2020, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori