Takimi me Sequin, Rama: Të kapim sa më shpejt trenin e Europës
Update- Ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi ka vizituar mëngjesin e sotëm selinë e Partisë Socialiste ku është takuar me kryeministrin e ardhshëm, Edi Rama. Në një deklaratë të përbashkët për mediat pas takimit, kryeministri Rama u shpreh se gjatë takimit ishte folur për detaje të vizitës që ekipi i tij do të zhvillojë së shpejti në Bruksel.


"Së bashku me mikun tonë, ambasadorin Sequi folëm për detajet e vizitës tonë në Bruksel. Ku paraprakisht do te takoj perfasuqesit e institucioneve europiane ku do të diskutojmë mbi rrugën e Shqipërisë drejtë BE. Është një moment i rëndësishëm, ku treni i Europës të mos lihet të largohet larg nesh" u shpreh Rama për gazetarët.

Ndërkohë që ambasadori Sequi shprehu mbështetjen e Bashkimit Europian për qeverinë e re.



"Unë pata mundësinë ti prezantoja kryeministrit detaje mbi takimin me shefat e institucioneve europiane, komisionerin Fyle. Jemi të kënaqur dhe të lumtur që për Zotin Rama kjo do të jetë vizita e parë jashtë Shqipërisë. Ne kemi besim që me këtë angazhim do të ecim përpara në rrugën e drejtë Bashkimit Europian. Dita e sotme është një ditë tejet e rëndësishme pasi është seanca e parë e Kuvendit. Shumë shpejt do të kemi një qeveri e cila do të fillojë punën. Ne besojmë se integrimi i Shqipërisë është prioritet për qeverinë sepse i shërben interesave të popullit shqiptar" u shpreh Sequi.

09:15- Ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi ka vizituar mëngjesin e sotëm selinë e Partisë Socialiste ku është takuar me kryeministrin e ardhshëm, Edi Rama.Pas takimit pritet një deklaratë për mediat, përmes së cilës ambasadori Sequi do të përcjellë mesazhin e tij në nisje të sezonit të ri politik në vend. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2013, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori