Ambasadori Mazi shpërfill “The Albanian”, bojkotohet nga shoqatat shqiptare në Lond&eu
Albeu.com
Shoqatat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar kanë bojkotuar takimin e planifikuar me këtë rastin e prezantimit të Ambasadorit të ri në Mbretërinë e Bashkuar z. Zef Mazi. E pranishme në këtë aktivitet ka qenë vetëm një shoqatë e cila mesa duket nuk ka qenë në kontakte me organizatorët.

Arsye e këtij bojkotimi të ambasadorit të ri ka qenë një letër e hapur e gazetës "The Albanian" në Londër, ku shpjegohen edhe arsyet se pse një takim i tillë nuk mund të zhvillohej.

“The Albanian” ka dashur që të pasqyrojë aktivitetin e përfaqësisë shqiptare në Londër, nisur nga rotacioni në këtë ambasadë si pjesë e misionit për të informuar mërgimtarët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Por kërkesa e medias në fjalë vazhdon të injorohet tërësisht prej ambasadorit. Redaksia e gazetës "The Albanian" e cilëson këtë qëndrim si tepër fyes për dinjitetin e gazetës i ka drejtuar një letrër të hapur drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme si dhe mjeteve të informimit.

Duke dëshmuar solidarizimin e të gjitha shoqatave për këtë braktisje redaksia e gazetës "The Albanian" kërkon ri-organizimin e këtij takimi duke shpresuar që ambasadori i ri të reflektojë në lidhje.
//The Albanian-Start//
Shtuar më 05/10/2007, ora 11:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori