“Nuk ka më front opozitar”, Kryemadhi: Skema e incineratorëve zbardhi hallkat kriminale

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka hedhur poshtë zërat që kjo parti ka bërë kërkesë për deputetë. Duke folur në “Radarin Informativ”, Kryemadhi është shprehur se kjo çështje është ngritur si një alibi pas humbjeve në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas saj në këtë situatë ku ndodhet politika nuk ka më front opozitar pasi secili nga opozita po sulmojnë njëri tjetrin dhe jo qeverinë.

“Nuk ka pasur kërkesë. Nga LSI për deputetë nuk ka pasur kërkesë për deputet. Ka qenë alibi për rezultatin e zgjedhjeve për humbjen. E dyta është se LSI ka qenë strukturë politike që PD dhe PS i ka qëndruar besnike në marrëveshjet. Edhe djegia e mandatave. E mbani mend që e sulmonin LSI. Përball një shteti mafioz, ishte unifikimi për një qëndrim që u quajt fronit opozitar. Nuk ka më front opozitar. Se më shumë dëgjojmë akuza ndaj njeri tjetrit dhe akuza politike sesa kundër Edi Ramës. Ne e kemi të artë rrugën tonë do vijojmë me denoncojmë. Por pres SPAK dhe KLP për letrën për prokurorinë e Elbasanit. Nuk kam përgjigje ende. Po presim. Do bëjmë komunikime zyrtare për të parë nëse janë të vërtetë në atë që kanë nisur.” tha Kryemadhi.

Ndërkohë duke u ndaluar tek afera e incineratorëve, Monika Kryemadhi është shprehur se zbulimi i kësaj skeme ka zbardhur grabitjet e mëdha të parave që shkojnë deri tek pastrimi i shumave të mëdha monetare.

“Ka nga ata që bëjnë sikur merren me politikë dhe bëjnë biznes. Dua të theksojë se çmontimi i skemës së grupit të strukturuar kriminal, apo skema inceneratorëve nuk zbardh vetëm grabitjen e inceneratorëve. Por hallka kriminale që shkojnë përtej tek pastrimi i parave. Është vepër e rëndë që ka kapur ekonominë shqiptare dhe politikën. LSI është parti e qendrës së majtë dhe të rinjve. Se Ramës i ka kushtuar shumë për të blerë. Votat janë hedhur parat e inceneratorëve. Për blerje votash. Fillojnë që nga kupola kryeministri deri në bazë poshtë. Tek gjithë struktura.” tha Kryemadhi. /abcnews.al/