Ambasadori italian në Shqipëri: Mazhoranca duhet të bëjë hapa pas
Ambasadori Italian Alberto Cutillo ka berë një deklaratë të fortë për krizën politike në vend ku ka thënë se mazhoranca duhet të bëjë një hap pas nga pozicioni i saj.

Sipas ambasodrit italian kriza politike po dëmton ekonominë e vendit, dhe po tremb investitorët e huaj, po ashtu Cutillo u shpreh se kriza mund të ndikojë edhe në vnedimin e Brukselit.

"Kriza politike mund të ndikojë në vendimin e Brukselit për negociatat, prandaj duhet që të ketë një reagim të menjëhershëm. Zgjatja e pasigurisë politike nuk është në të mirë të vendit, dhe as të ekonomisë së tij.

Mazhoranca duhet të bëjë një hapa pas dhe të arrijë një dialog politik, pasi është përgjegjësia e tyre për atë që ndodh në vend", u shpreh Cutillo.

"Që të nisësh dialogun me opozitën nuk do të thotë që të plotëesosh të gjitha kushtet e saj, po të diskutosh lidhur me problematikat që ajo ka ngritur siç është blerja e votive apo korrupsioni, diskutim që do të ishte në interes të vendit", tha më tej ambasadori. /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2019, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori