Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd
Borchardt, i ka konfirmuar
gazetës Dita me telefon, se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion
Veliaj, ka qenë në takim pune me të hënën paradite mes orës 11 dhe 12.
Ambasadori Bernd
Borchardt, i bëri këto komente pas pyetjes së
gazetës Dita rreth akuzës së zonjës Duma për kryetarin e Bashkisë ku sqaroi:
"Po unë e konfirmoj që kam qenë me zotin
Veliaj dhe kemi diskutuar për situatën në Tiranë dhe projektet e përbashkëta me Bashkinë”.
Më herët
Veliaj kishte përgënjehstruar PD lidhur me linjën e avionit që ka udhëtuar si dhe motivin e vizitës së shkurtër.
Ai ka qenë pranë zotit Fino i cili gjendet i shtruar në një spital të Italisë./Albeu.com/
Shtuar më 18/01/2017,
ora 21:53