Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi: Sali Berisha psikopat, populli i Kosovës nuk logjikon
Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti sot ka shkaktuar një skandal të vërtetë diplomatik.

Ahmeti në një status të tijin ka fyer ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Defenitivisht ky njeri nuk eshte normal. Cuditem se si ka mundesi te duhet ky psikopat nga nje pjese e shqiptareve te Kosoves. Por edhe nuk duhet te cuditem se shume rralle populli i Kosoves mendon me logjik, mendim kritik dhe aftesi gjykuese. Deshmitar jemi edhe tani", ka shkruar ai.

Dhe skandali merr përmasa akoma më të mëdha, kur dihet se Xhafer Ahmeti është zgjedhur që të përfaqësojë imazhin e Kosovës në shtetin malazez. /albeu.com/

Shtuar më 30/07/2014, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori