Ambasadori i Francës në Tiranë: Atentati s’ka lidhje me fenë
Ambasadori i Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi theksoi se atentati terrorist ndaj revistët "Charlie Hebdo", që tronditi një ditë më parë të gjithë botën, nuk ka lidhje me fenë.

"Kundërshtoj fort të bëj ndonjë lidhje fetare me këtë krim, ata janë vrasës, janë kriminelë pa ligj dhe pa nder. Dua të shpresoj që vendi im dhe gjithë Europa të mësojnë nga Shqipëria që të bëjnë të jetojnë në paqe të gjithë pjesëtarët besimeve fetare", u shpreh ambasadori francez në një konferencë për shtyp.

Ndër të tjera, Fitoussi bëri të ditur se presidenti francez ka shpallur ditë zie kombëtare dhe flamuri në ambasadën franceze në Tiranës është ulur në gjysmështizë.

Gjithashtu prej ditës së premte, në ambientet e Ambasadës do të hapet edhe një libër ngushëllimesh. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori