Ambasadori i BE mbështet Xhafën dhe ka një mesazh për Ramën
Ftamir Xhafaj u detyrua të jepte dorëheqjen në një kohë që BE dhe SHBA ishin të kënaqur me punën e tij.

Kjo ishte ajo që u nënkuptua nga fjalët e sotme të shefit të delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili pasi lavdëroi punën e Xhafës dha edhe një mesazh për ministrin aktual.

"Ministri i Brendshëm, gjatë muajve të fundit ka udhëhequr një numër të rendësishme operacionesh të policie. Ndaj vlerësimi ynë për ministrin është mjaft i i qartë. Ne shpresojmë që ministri i ri dhe e gjithë qeveria do të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar në të gjithë vendin. Ne presim që kjo gjë të ndodhë sepse kjo është në interes të të gjithë shqiptarëve", tha ai.

Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen javën e shkuar, por ajo u cilësua si e detyruar. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2018, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori