Ambasadori i BE: Bëhuni gati për zgjedhjet lokale
Ambasadori i Bashkimi Europian, Luigi Soreca ka zhviluar një vizitë në Vaun e Dejës.

Ambasadori e ka quajtur të paprecedentë situatën politike në vend dhe u ka kërkuar palëve që të ulen dhe të bisedojnë, në të kundërt vendi rrezikon integrimin në BE.

“Bëhuni gati për zgjedhje lokale pasi detyra e vendorëve është t’i pergjigjen nevojave të qytetarëve. Integrimi i Shqipërisë është në rrezik si shkak i krizës politike“, ka deklaruar ndwr tw tjera Soreca.

“Unioni europian është shumë i qartë gjatë 2 javëve të fundit ndaj situatës në Shqipëri.
E drejta për të protestuar është për të gjithë dhe ne mbështesim të gjithë ata që protestojnë. Por kjo gjë duhet të jetë e paqme dhe pa nxitje për dhunë. Nxitja për dhunë është e pafalshme dhe ne presim që protestat në vijim të jenë pa nxitje dhune.
Situata është e paprecedentë, kemi folur me të dyja palët. Jemi takuar me qeverinë si dhe opozitën. Opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo është për të ardhur keq. Ia kemi thënë disa herë këtë gjë por pa sukses.
Kjo ndikon në integrimin e Shqipërisë. Ne kemi kërkuar dialog dhe jemi të paanshëm. Ne i kemi kërkuar qeverisë që të dialogojnë.
I bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të Shqipërisë që të mbajnë anën e qytetarëve.
BE mbështet interesat e qytetarëve të Shqipërisë. Situata në vend minon këtë dëshirë të 93 % të qytetarëve shqiptarë për integrim dhe është anëtarësimi në BE qëllimi jonë ndaj Shqipërisë. Në rast moszgjidhje të këtij ngërçi, integrimi i Shqipërisë është në rrezik”, ka thënë Soreca.
Shtuar më 08/03/2019, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori