"Ambasadori i Agaçit", kush e kërcënoi zëdhënësin e Metës?
Ditën e djeshme Presidenca bëri kallëzim në Prokurori ndaj zyrtarit të ambasadës italiane në Tiranë, për të cilin pretendon se ka shantazhuar Tedi Blushin, zëdhënësin e kreut të shtetit Ilir Meta.

Ndërkohë për këtë çështje ka reaguar analisti Lorenc Vangjeli i cili tha në Opinion se zyrtari që përmendi Presidenti Meta për shantazh ndaj zëdhënësit të tij, është i ambasadës së Italisë.

“Nuk bëhej fjalë për ambasadën amerikane, bëhet fjalë për ambasadën italiane. Është një zyrtar i lartë i ambasadës italiane, sapo është bërë padia në Prokurori. Bëhet fjalë për një telefonatë të bërë ndaj z.Blushi pak çaste pasi ai ka nxjerrë statusin e parë”, tha analisti Lorenc Vangjeli.

Ambasadori italian ndërkohë sipas Klodiana Lalës kontrollohet nga Engjell Agaçi. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2019, ora 08:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori