Ambasadori grek pergenjeshtron Hysenin
Albeu.com
Ambasadori i Gredqisë në Beograd, Dimostenis Stoidis ka demantuar deklaratën e kryeshefit të diplomacisë kosovare, Skender Hyseni, se Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës.
"Unë nuk e kam të qartë burimin e informatave të Hysenit dhe saktësinë e tyre. Qëndrimi stabil, parimor i Greqisë lidhur me këtë çështje është i njohur”, ka thënë Stoidis për "Standardin" e Vjenës.
Ai ka përkujtuar se kryeministri grek Jorgos Papandreu para pak kohësh ka vizituar Beogradin dhe ia ka përsëritur qëndrimin e Greqisë presidentit serb Tadiq.
Papandreu në fillim të janarit të këtij viti në Beograd ka theksuar se bëhet fjalë për një problem të ndërlikuar dhe se Greqia angazhohet për zgjidhje që do të bazohet në Kartën e KKB-ve dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare.
Hyseni i ka thënë gazetës vjeneze se pret që pas mendimit të GJND-së në Hagë lidhur me pavarësinë Kosovës, një varg vendesh që ende nuk e kanë njohur Kosovën do ta njohin atë. Ai i ka kritikuar autoritetet në Serbi se po e destabilizojnë rajonin dhe ka porositur se pavarësia e Kosovës nuk mund të anulohet me kurrfarë negociatash.
Ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën mund të presin presion miqësor për ta bërë këtë dhe ka përmendur veçmas Greqinë se po shkon në atë drejtim.
Shtuar më 17/02/2010, ora 04:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori