Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Ambasadori gjerman Borchardt: Zgjidhja e krizes po vonohet
Albeu.com
Ambasadori i Gjermanisë Bernd Borchardt shprehet i indinjuar se kriza politike po vonohet. Në një intervistë ekskluzive të botuar sot në “Gazeta Shqiptare” ambasadori gjerman thotë se i takon maxhorancës dhe opozitës ...... të gjejnë një zgjidhje, përndryshe pasojat do të kenë lidhje me të ardhmen e vendit, ëndrrat e shqiptarëve”.

Në prag të largimit të tij nga Shqipëria zoti Borchardt tregon se mbetet i habitur nga mungesa e aftësisë së politikanëve shqiptarë për të gjetur një kompromis.

“Nuk kam arritur asnjëherë të kuptoj mungesën e aftësisë për kompromis në politikën e vendit tuaj. Shqipëria synon anëtarësimin në BE, qëllim të cilin Gjermania e mbështet. Në BE, çdo ditë, 27 vende duhet të bien dakord për një mori çështjes. Një gjë e tillë kërkon një nivel jashtëzakonisht të lartë gatishmërie për kompromis. Vendimet lidhur me çështje të rëndësishme, atje nuk mund të shtyhen për një kohë të gjatë, sepse nuk mund të gjendet kompromisi. Ndërsa, në Shqipëri prej më shumë se një viti, shtyhen tema të rëndësishme, pasi nuk mund të arrihet një kompromis.”

Ambasadori Borchardt shkon më tej duke thënë se për ngritjen e komisionit hetimor me shumicë dhe drejtim të opozitës duhej të ishte rënë dakord që vitin e kaluar dhe cështja ligjore e fletëve të votimit duhej të ishte trajtuar muaj më parë “p.sh. nga Gjykata Kushtetuese, apo Komisioni i Venecias, aq shumë i diskutuar tani”.

Ne, vazhdimisht i kemi kërkuar opozitës dhe qeverisë të gjejnë një zgjidhje që të përputhet me kriteret e “kushtetutshmërisë” dhe “transparencës”.”- nënvizon ambasadori gjerman në prang të largimit të tij nga Shqipëria ndërsa shton se ndërkombëtarët presin që qeveria, së bashku me opozitën të punojnë për reformën e Kodit Zgjedhor duke marrë parasysh rekomandimet e OSBE/ODHIR-it.

Diplomati i Berlinit thekson se korrupsioni mbetet një problem veçanërisht i rëndë për Shqipërinë. “Ne presim një sërë dënimesh dhe ndëshkimesh bindëse për korrupsion, sidomos për korrupsionin në nivelet e larta.Përpjekjet e qeverisë për të reduktuar pavarësinë e gjyqësorit, dhe një tendencë e ekzekutivit për të ushtruar kontroll mbi institucionet e pavarura janë disa nga problemet që ne kemi kritikuar... 2.- nënvizon më tej në intervistën e tij Borchardt.
Duke u ndaluar në Kosovë, ambasadori thotë se vendimi i dhënë pak ditë më parë nga Gjykatë Ndërkombëtare e Drejtësisë është një lajm i mirë.
Shtuar më 25/07/2010, ora 12:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori